Aksidenti i autobusit në Kroaci , raportohet për 10 të vdekur (VIDEO)

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Kroaci, ku jozyrtarisht raportohet për 10 udhëtarë të vdekur dhe rreth 30 të lënduar, përcjell INA.

Sipas mediave kroate, autobusi u aksidentua në afërsi të pikes së pagesës rrugore në autostradën A3 në Sllavonski Brod. Policia kroate ende po vazhdon ekspertizën në terren, ndërsa autoambulancat kanë qenë të pranishme në vendin e ngjarjes. Mediat kroate raportuan se autobusi po udhëtonte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Mediat kroate kanë nxjerrë edhe VIDEO nga vendi i aksidentit. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...