Aktuale
Aksidenti i merr jetën 24 vjeçarit në Pogradec

Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 19.05.2017 jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Slabinjë, ka dalë nga rruga mjeti kamion tip “Benz” me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit