Aksidenti i mori jetën 24 vjeçarit

Djalë 24 vjeçar ka vdekur në aksident të komunikacionit që ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Negotinë-Gjevgjeli.

Siç ka informuar zëdhënësi i SPB Velesit, Veroljub Dodevski, aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 e 30, te vendi i quajtur Arsova Llaka.
“Aksidenti ka ndodhur ndërmjet veturës “Seat Leon” me targa të Negotinës e drejtuar nga 24 vjeçari S.J. nga Negotina dhe veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga Gj.Ç.(65) nga Shkupi”, tha Dodevski.

Drejtuesi i veturës “Seat Leon”, ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa drejtuesi i “Mercedesit” me lëndime të rënda trupore është dërguar në spitalin e Kavadarit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...