Aksion i madh në Kalishtë dhe Radozhdë ,konfiskohen rrjetat

Inspektoriati Shtetëror për Bujqësi ka konfiskuar 73 rrjeta si dhe 370 peshq të llojit belvica  për shkak të shkeljes së Ligjit për peshkimi dhe akuakulturë.Më 14 gusht, zyrtarët e autorizuar nga ISHB-ja kryen kontrolle të jashtëzakonshëm të lëvizjes në liqen mbi fshatin Kalishtë dhe fshatin Radozhdë. Ndërsa, në ujërat e liqenit në Kalishtë në drejtime të ndryshme  u pikasën  13 individë të shpërndarë në 7 varka,  të pajisuara me mjete të paligjshme peshkimi. Personave të lartpërmmendur u konfiskuan  73 rrjeta peshkimi në gjatësi prej  3650 metrash, si dhe 33 kilogram peshk.Sipas ISHB-së personat e lartëpërmendur do të procedohen sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi për peshkimin ilegal.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...