Struga-Trim & Lum e nis nga Kumanova xhiron e parë

Skuadra e Struga-Trim Lum do të jetë pa dy futbollistët kryesorë në takimin e së shtunës kundër Goblenit në Kumanovë, në kuadrin e javës së parë të Ligës së dytë-Perëndim.

Struganëve për shkak të lëndimeve do t’ju mungojnë kapiteni Ardit Shaqiri dhe përforcimi i madh Nijaz Lena.

Megjithatë edhe pa këtë dyshe, ekipi strugan, duke ditur ambiciet e drejtuesve të klubit, mbetet favorit në ndeshjen  kundr Goblenit.

Takimi Gobleni – Struga Trim Lum do të zhvillohet, të shtunën, në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me fillim prej orës 17:00.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...