Aksion kundër drogës nga policia e Ohrit

Gjashtë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër.

Bëhet fjalë për masa që policia i zbaton në drejtim të gjetjes së personave të cilët kryejnë prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore.StrugaLajm

Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit, si dhe kontrolle të personave. Megjithatë janë gjetur dhe marrë rreth 60 gramë drogë narkotike marihuanë, 10 gramë heroinë, 21 gramë amfetamin, 10 gramë spid, 10 plumba dhe një revolver.StrugaLajm

Sendet janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë në Shkup.

In : Aktuale

Loading...
loading...