Aksion në Strugë,policia jep detaje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me datë 18.02.2022 policia në bashkpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë kryer kontrolle në 25 objekte të gastronomisë në Gostivar dhe Strugë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë konstatuar parregullsi në 14 objekte, të cilat janë sanksionuar sipas ligjit.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ka shqiptuar sanksione për shtatë objekte në Strugë dhe shtatë objekte në Gostivar, në të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme: mos dhënien e faturave fiskale, mungesa e aparateve rezervë fiskale etj. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka shqiptuar sanksione ndaj shtatë objekteve në Gostivar për shkak të llojeve të ndryshme të parregullsive që janë konstatuar gjatë kontrolleve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...