Akuza në burgun e Idrizovës, të amnistuarit po lirohen me lidhje partiake dhe para?!

Dita e fundit e afatit ligjor kur prej burgjeve duhej të dilnin (liroheshin) një numër i madh i të burgosurve, të cilët u përfshinë nga Ligji për Amnisti, ka shkaktuar kaos dhe revolë të madhe, shkruan portali “dosie”.

Burgu i Idrizovës akoma është përplotë me të burgosur që duhet të dalin (lirohen) nga burgu, ndërkohë që ata pak të burgosur të cilët po lirohen. Të burgosurit akohen së Drejtoria e Burgut të Idrizovës nuk po i zbaton vendimet e gjyqit. DItë më parë është dorëzuar lista me vendime gjyqësore për 64 të burgosur, ndërkohë që u liruan nga burgu vetëm 7 ose 8 të burgosur.StrugaLajm

Sipas listave të atyre të cilët të parët e lëshuan burgun, dhe tek të cila arriti portali “DOSJE”, parashtrohet pyetja nëse zëvendësdrejtori i Burgut të Idrizovës Sadush Asifi, po e keqpërdorë pozitën zyrtare – lëshimin e të burgosurve në mënyrë selektive.StrugaLajm

“Dosje” pyet: Nëse dalja e të burgosurve ngë Idrizova po bëhet sipas çelësit partiak apo paratë kesh e hapin derën e burgut? Pse Idrzova nuk i ndau të burgosurit të cilët me Ligjin për amnisti menjëherë duhet të lirohen? Të burgosurit dyshojnë tek BDI-ja! Portali ‘Dosje” e kërkoi disa herë zëvendës-drejtorin Arifi për të marrë përgjigje, por nuk arriti dot për shkak se ai nuk e hapte telefonin. Të burgosurit të cilët do të lirohen kanë bërë gati valixhet dhe janë në pritje, ndërkohë që vendimet s’janë. Tek të burgosurit ka revoltë të madhe, dyshim dhe hidhërim. “Vetëm pak duhet për të ‘shpërthyer” i gjithë burgu”, thonë të burgosurit, për shkak të mënyrës se si zbatohet amnistija./dosie.com.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...