Alarmante: Shkollat shqipe mezi arrijnë treshin!

Asnjë nga shkollat me mësim në shqip, ose të paktën ku mësohet edhe gjuha shqipe, nuk ka arritur të renditet në listën e tre vendeve të para, ku suksesi është mbi notën 4 ose rreth 4. Alarmante është situata në shkollat e Tetovës, pasi mu aty gjendet edhe shkolla me sukses më të dobët në Maqedoni

 

Aida XHONI

Shkup, 30 gusht – Nga rezultatet e notave përfundimtare të shkollave të mesme të Maqedonisë, mund të konstatohet se situata është alarmante! Vetëm një nga qindra shkollat e mesme sa gravitojnë në nivel republikan, ka arritur vitin e kaluar të ketë sukses mbi 4, të tjerët mezi kanë arritur të sigurojnë notën tresh! Për dallim nga nxënësit e shkollave të mesme, raportet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thonë se nxënësit në fillore mësojnë më shumë, ndërsa më rëndë arrijnë tek pesëshet gjatë arsimimit të mesëm, njofton KOHA.StrugaLajm

Vetëm një shkollë ka mesatare me notë të mesme mbi 4, ndërsa shumë të tjera mezi kanë marrë notën 3. Nga qindra shkolla të mesme me mesatare më të ulët se 3 janë rreth 40 shkolla. Për dallim nga shkollat e mesme, lista me filloristët e Qytetit të Shkupit tregon se përqindjet e shkollave janë më të larta. Asnjë nga shkollat me mësim shqip, ose të paktën ku mësohet edhe në shqip, nuk ka arritur të renditet në listë me tre vendet e para, ku suksesi është mbi 4 ose rreth 4.

Nota më të mira në nivel republikan kanë nxënësit e gjimnazit të Shkupit “Orce Nikollov”. Vjet, në fund të vitit shkollor, nota mesatare në këtë shkollë ka qenë 4.18. Nxënësit e gjimnazit “Rade Jovçevski – Korçagin” vjet kanë arritur notë 3.98, më pas renditet gjimnazi i Ohrit “Shën Klimenti i Ohrit” me 3.92 dhe gjimnazi i Kumanovës “Goce Dellçev”, me notë mesatare 3.90.StrugaLajm

Alarmante është situata në shkollat e Tetovës, pasi mu aty gjendet edhe shkolla me sukses më të dobët në Maqedoni. Nxënësit e shkollës së mesme të Tetovës “Gjoce Stojçevski”, me gjasë nuk kapin libër në dorë, pasi kjo është shkolla më e dobët në Maqedoni me notë mesatare vetëm 2.09. Komuna e Tetovës ka rezultate më të dobëta, aty nota mesatare në nivel komunal arrin vetëm 2.66. Nga shtatë shkolla të mesme në Tetovë, raporton KOHA, pesë janë me sukses të mjaftueshëm – notë 2, ndërsa rezultate më të mira ka shkolla e muzikës “Todor Skallovski – Tetoec”, me 3.66, më pas gjimnazi “Kiril Pejçinoviç”, me mesatare 3.28.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë Shkollat e Shkupit që kanë kryesisht nxënës shqiptarë. Gjimnazi “Zef Lush Marku”, që njihet si ndër shkollat e mesme më të vjetra dhe më të suksesshme në historinë e saj, këtë vit mezi ka arritur të siguroj notën 3, respektivisht vitin e kaluar shkollor ka arritur mesatare vetëm 2.88 që është afërsisht me suksesin mesatare të shkollës së re të mesme në Saraj, e cila ka përfunduar vitin e kaluar me sukses mesatar prej 2.86. Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” ka arritur notën mesatare 2.59, shkolla e mesme profesionale e mjekësisë “Dr Pançe Karagjozov “3.54, shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” e përfundoi vitin e kaluar me notë 2.78, ndërsa shkolla e kimisë “Marija Kiri” me 2.96.

Në nivel komunal ku ka më shumë se pesë shkolla të mesme, sukses më të mirë kanë shkollat e Manastirit me notë 3.36, shkollat e Shkupit me sukses 3.23, Kumanovës me 3.19, më pas Prilepi me 3.07. Në Qytetin e Shkupit, nga 24 shkolla të mesme, madje 13 kanë notë të mjaftueshme nën tresh!

Katër shkollat e mesme në Gostivar kanë arritur mesatare prej 3.14, shkolla e vetme e Dibrës ka arritur sukses 2.88, shkolla e mesme “Rilindja” në Zhitoshë të Komunës së Dollnenit ka mesatare 2.31, pesë shkollat e Kumanovës kanë arritur sukses 3.19. Shkolla “Ismet Jashari” e Likovës vitin e kaluar e përfundoi me sukses mesatar 2.72. Dy shkollat e mesme të Kërçovës – “Mirko Milevski” ka arritur mesatare 3.24, ndërsa “Drita” me notë 2.91. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...