Alarmante:Në Maqedoni, 13.4% e popullatës të sëmurë kronikë nga veshkat

Qendra për dializë Diamed Maqedoni, sot e shënoi përvjetorin e saj të katërt me rastin e Ditës botërore të veshkave, informon Koha.

Sipas dr Mençe Nedellkovska nga Qendra për dializë Diamed Maqedoni, një numër i madh i popullatës vuajnë nga sëmundjet e veshkave por nuk kanë simptome.

Në nivel botëror sëmundja e veshkave është problem dhe shkak i vdekjes së më hershme. Përfshin 195 milion femra dhe është shkaku i 8 vdekshmërisë tek gratë, me rreth 600.000 raste vdekjesh në vit, tha mes tjerash Nedellkovska.StrugaLajm

Sipas dr Olivera Stojceva ng Klinika universitare për nekrologji, 11 deri 16 % të botës kanë sëmundje kronike të veshkave. Në Maqedoni, studimet tregojnë se rreth 13.9% e popullatës kanë sëmundje të veshkave, tha ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...