Në Strugë, ndërtesa dhe shtëpi të përmbytura (VIDEO)

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe shkrirjes së borës, në ujë janë disa nga zonat urbane në Strugë. Qytetarët thonë se një nga arsyet për këtë situatë është se një pjesë e shtëpive janë ndërtuar nën nivelin e liqenit.

Me vite të tëra ne e kemi këtë problem dhe askush nuk vjen të na shohë se në çfarë gjendje jemi. Unë kam një palë çizme, ndërsa në shtëpi jemi katër anëtarë dhe të tjerët brenda janë bllokuar dhe nuk mund të dalin. Brenda ka ujë…- thotë një qytetar.

Edhe në fshatin Kalishtë situata mbetet e pandryshuar. Më shumë se 100 hektarë tokës e punueshme mbetet plotësisht nën ujë. Është formuar edhe një liqen.StrugaLajm

Nga komuna e Strugës premtojnë se do të fillojnë me pastrimin e kanaleve.StrugaLajm

Por, qytetarët thonë se tashmë kanë dëme të mëdha nga rritja e nivelit të ujit. Përveç mobilieve të shkatërruara, kanë pësuar edhe të mbjellat e kulturave kopshtare./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...