Alarmet për bomba po bëhen rutinë në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga kërcënimi i parë për bombë në Maqedoninë e Veriut ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend assesi të zbulojnë se ku është burimi i këtyre kërcënimeve. Deri tani më shumë se 300 lokacione në vend kanë qenë objekt i kërcënimit për bomba të vendosura kurse MPB-ja ka arritur të zbardhë vetëm 4 raste, ndërkaq janë ngritur vetëm 3 padi penale, edhe atë për një të mitur nga Shkupi që ka pranuar fajin, për një të mitur tjetër nga Kavadari si dhe një person nga Tetova. Nga ministria e brendshme potencojnë se bëhet fjalë për raste të komplikuara.

“Më duhet të them që bëhet fjalë për raste komplekse për zbardhje, gjithçka varet nga ajo se sa të dhëna mund të merren nga kërcënimet konkrete, ku kemi IP adresë, ku kemi person konkret si dhe të dhëna për atë apo bëhet fjalë për rrjet VPN, që do të thotë rrjet privat virtual” 2:26 këtu realisht është vështirë që të gjendet autori i veprës penale”, tha Suzana Pranjiq Talevska, ministria për Punë të Brendshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...