“Albania” kënga që do t’i shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kombëtarja tani më ka një këngë e cila titullohet “Albania” e cila është edhe kënga zyrtare e Kombëtares në finalet e Euro 2024, përcjell TV21.

FSHF-ja ka bërë të ditur se kjo këngë është realizuar në bashkëpunim më këngëtarin Capital T dhe shtoi se ky bashkëpunim përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit që i karakterizojnë të gjithë shqiptarët.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë” thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Tutje thuhet se kjo këngë do t’i udhëheqë kuqezinjtë në çdo moment përgjatë aventurës në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024StrugaLajm

“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″”, thuhet tutje në njoftimin e FSHF-së..

https://www.instagram.com/p/C7UmwK8CKWF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9046b8a7-3fc8-4ef8-b872-15aca92972e5

In : Aktuale

Loading...
loading...