Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit

Me konstituimin e Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit dhe miratimin e rregullores së punës, pritet që sa më shpejt të fillojë veprimet për çështje dhe tema që janë në kompetencë të këtij organi. Dy më kryesoret janë monitorimin i Planit të Menaxhimit dhe të Planit Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të kryesojë në tre vitet e ardhshme Komisionin për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit. Të mërkurën në ambientet e MMPH është mbajtur mbledhja e parë konstituive të Komisionit të ri, i cili është themeluar me vendim të Qeverisë në prill të këtij viti. Me konstituimin e Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rajonin e Ohrit dhe miratimin e rregullores së punës, pritet që sa më shpejt të fillojë veprimet për çështje dhe tema që janë në kompetencë të këtij organi. Dy më kryesoret janë monitorimin i Planit të Menaxhimit dhe të Planit Strategjik për Rehabilitimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore. Komisioni është konceptuar në një përbërje më të vogël dhe kompakte, me qëllim të menaxhimit funksional dhe të integruar të Rajonit të Ohrit, por edhe parandalimin e aktiviteteve që mund të kenë ndikim negativ në vlerën e tij të jashtëzakonshme universal. Nga Komisioni i mëparshëm disa nga aktet më të rëndësishme që janë miratuar dhe proceset e iniciuara prej tyre në shtatë vitet e fundit, janë Plani për Menaxhimin (2020), Plani Strategjik për rehabilitimin (2023 – 2030), Propozim për ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qytetit të vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë, e cila përcakton se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike të përafruar me regjimin e mbrojtjes të përcaktuar në ligj, në qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit, nuk mund të ndërtohen objekte, shtesa dhe përmirësime të reja.

“MMPH ka luajtur një rol të rëndësishëm si mbrojtëse e vlerës së jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit dhe ruajtjes së integritetit të liqenit më të vjetër dhe biologjikisht më të larmishëm në Evropë. Ministria në vazhdimësi realizon aktivitete konkrete në fushën e mbrojtjes së natyrës, e cila është e rëndësishme edhe si mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja Kaja Shukova.

Ndërsa ministrja e Kulturës dhe kryetarja e Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, shprehu besimin se anëtarët e sapoemëruar me pjesëmarrjen dhe vullnetin e tyre do të sigurojnë vazhdimësi në punën e Komisionit dhe do të japin një kontribut të ri për ngritjen e standardeve profesionale në mbrojtjen e trashëgimisë botërore të Rajonit të Ohrit dhe vlerën e saj të jashtëzakonshme universale. Në muajin shkurt u prezantua projektligji për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit, i hartuar në përputhje me udhëzimet e dhëna në Raportin e Misionit Monitorues Reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Rekomandimet kryesisht kishin të bënin me rregullimin e Komisionit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.StrugaLajm

Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në Rajonin e Ohrit është në fuqi që në vitin 2010, ndërsa Komisioni është themeluar tetë vjet më vonë. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...