Albin Kurti u shërben bakllava policëve në veri (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga vizita që ai zhvilloi sot në Kroin e Vitakut në Mitrovicën Veriore.StrugaLajm

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit”, tha Kurti në Facebook.

Ai tregoi se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituan njësitet policore te Kroi i Vitakut.StrugaLajm

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’”, deklaroi Kurti.

Sot në mbarë botën, besimtarët myslimanë kanë festuar Bajramin e Vogël. Njëjtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku sipas traditës, ëmbëlsira kryesore për vizitorë është bakllavaja.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fvideos%2F5931962340241661%2F&show_text=false&width=560&t=0

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...