Aleanca e Strugës nesër hap dyert për qytetarët

Të nderuar qytetarë,

Me kënaqësi Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme (e Shtunë), prej orës 11 deri në orën 14 tek zyrat e reja të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, të pranishëm për të diskutuar me Ju do të jenë, deputeti i zonës, Syrija Rashidi, kryetari i degës, Imer Imeri dhe grupi i këshilltarëve të Aleancës së Strugës.

Prandaj, për çdo hall që keni, temë për ta diskutuar, propozim, sugjerim apo edhe kritika, jeni të mirëseardhur nesër (e Shtunë).StrugaLajm

Takime të tilla do të bëhen vazhdimisht edhe në të ardhmen.StrugaLajm

Me respekt,
Aleanca për Shqiptarët – Strugë
Kryetar i degës, Imer Imeri

In : Aktuale

Loading...
loading...