Aleanca për Shqiptarët, akuzon Ramiz Merkon për revanshizëm politik në Strugë

Dhjetëra të punësuar në Komunën e Strugës, shumica prej tyre të punësuar gjatë kohës së Zijadin Selës si kryetar komune, para disa ditëve janë transferuar në vende tjera pune, më saktë në hapësira pa kushte elementare për punë, akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët. Ata për Alsat M thonë se bëhet fjalë për revanshizëm politik nga pushteti aktual lokal.

Këto baraka janë ndërtuar para rreth 40 viteve, ndërsa në njërën prej zyrave tanimë janë vendosur disa punonjës të transferuar administrativ. Përveç që nuk ka kushte, në këtë objekt nuk ka as hapësirë për të gjithë.StrugaLajm

Hani thotë se nëse gjërat nuk ndryshohen, planifikojnë të ngritin padi ndaj komunës së Strugës. Nga Aleanca dyshojnë se procesi i zhvendosjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përkundër premtimeve për prononcim, nga Komuna e Strugës heshtën për akuzat e Aleancës për Shqiptarët.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...