Ali Ahmeti dhe Skender Zejdi nesër nënshkrujanë marrëveshje koalicioni BDI-PP

StrugaLajm

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nesër zyrtarisht nis bashkëpunimin me Partinë Populli të Skender Rexhep Zejdit mëson portali TS. Sipas TS, dy liderët do të nëshkruajnë marrëveshje koalicioni që në këto zgjedhje parlamentare këta dy parti të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore. Partia Populli e Zejdit gjithashtu do të mbështet fuqishëm kandidaturën e Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut.

Sipas portalit TS, Skender Rexhep Zejdi do të ketë kandidat në të gjithë zonat zgjedhore, por në veçanti në zonën 1 dhe 2 do të jetë në listat fituese.StrugaLajm

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen me 24 Prill ndërsa ato parlamentare me 8 Maj.

Ndryshe në këto zgjedhje për herë të parë do të kemi dy blloqe koalicionesh njëri që është krijuar muaj më parë që quhet VLEN dhe është i përbërë nga Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Arben Taravari dhe Bekim Qoku nga Vetvendosja e Kosovës dhe nga ana tjetër kemi Ali Ahmetin me Skender Rexhep Zjedin ku më pas pritet të nënshkruajnë Ali Ahmeti me Ziadin Selën, Menduh Thacin dhe Arjanit Hoxhën./TS/

In : Aktuale

Loading...
loading...