Ohri “mbushet’ me punëtor sezonal turistik nga Nepali, Filipinet dhe Maltë

Në prag të fillimit të sezonit turistik në Ohër kanë mbërritur punëtorë sezonal nga Nepali, Filipinet dhe Malta, të cilët këtë sezon do të punojnë në sektorin e hotelerisë.

Shumica e tyre priten të mbërrijnë në ditët në vijim, megjithëse paga fillestare varion nga 500 euro e lart, në varësi të pozitës së punës, përfshirë ushqimin dhe akomodimin e siguruar.

“Trendi i largimit të stafit vendas është në rritje, kryesisht në Kroaci për paga më të larta, kështu që hotelierët po kërkonin mënyra për të gjetur kamerierë, banakiere dhe kuzhinierë”, raportoi TV Sitel.StrugaLajm

“Stafi ynë na ka lënë, Kroacinë, destinacionet e tjera, edhe pse kthehen pas një viti, pasi kanë parë si është situata, por duhet të kërkojmë alternativa, dhe kjo është importi”, thotë një shef kuzhine nga Ohri.StrugaLajm

Edhe këtë vit do të punësohen të rinj të moshës 15-16 vjeç që duan të fitojnë shprehi pune. Nuk ka hotelier apo restorant që nuk kërkon punëtorë nga vendet e treta për të kompensuar mungesën e stafit dhe i kërkojnë shtetit rritjen e kuotës dhe thjeshtimin e procedurave.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...