Ali Ahmeti: Do ta korrim fitoren e radhës më 12 Prill

Vajzat dhe djemtë që janë rreshtuar pas vizionit tonë dhe kanë ndërtuar politikat tona të sukseshme dhe të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, sollën fitoret e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e rradhës me 12 prill.
Kështu është shprehur sot Ali Ahmeti. Ky është shtabi zgjedhor i degës tonë në Çair, më i fortë, i konsoliduar, inovativ, i përgaditur, me prurje të reja dhe fitimtar.
Kështu i kemi edhe shtabet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Saraj, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Likovë, Kumanovë dhe në të gjitha 36 degët tona.
Po ndërtojmë gjeneratat e ardhshne të një BDI moderne, inovative, inkluzive, kompatibile dhe të përputhshme me të sotmën dhe të nesërmen, një BDI ashtu si e do ti, konzistente, realizuese, këmbëngulëse, fitimtare dhe vendimtare.” – thotë Ahmeti.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...