BLENDI PETROL
Aktuale

Ali Ahmeti garanton:Ligjit për shqipe, çështje kohe

Deklarata e partive politike shqiptare nuk është pjesë e historisë, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke paralajmëruar se pas festës së Bajramit partitë politike shqiptare do të takohen sërish, ndërsa siguroi se së shpejti në Kuvend do të gjendet edhe ligj i ri për gjuhën shqipe.

“Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionim. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare për votim”, ka deklaruar Ahmeti.
Pra do të ndodh para zgjedhjeve lokale?
“Mos më kapni për fjale, është pjesë e agjendës”, shton më tej ai.

Në intervistën për emisionin e sontëm “Rruga Drejt” Ahmeti foli edhe për ndarjen e resorëve me parterinë e koalicionit. Ai tha se çështja e prokurorit publik mbetet e hapur, por se nuk është koha që Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të drejtohet nga shqiptar. Ahmeti pranoi se ky mandat qeveritar është i vështirë për shkak të numrave, por tha se do ia del falë ndihmës së madhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ndër tjerash Ahmeti tha se vendimi për të koalicionuar me LSDM-në nuk ishte i imponuar dhe se për këtë vetë e kishte njoftuar kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pas çka Gruevski i ishte zotuar për hakmarrje.

“Tha ju si BDI si ma keni bërë në 2006-2007 po me atë monedhë do t’ua kthej. Dmth që dihet si kanë qenë reagimet e BDI-së në periudhën 2006-07 ku padrejtësisht mbeti jashtë përfaqësimit të elektoratit shqiptar, të vullnetit të shumicës shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, deklaoroi Ahmeti.

Pra në një farë forme ju kërcënoi se do të hakmerret?

“Jo nuk është kërcënim, është një paralajmërim: si ma keni bërë ashtu do t’ua bëj”, theksoi lidri i BDI-së.

Ahmeti hodhi poshtë mundësitë për ndonjë marrëveshje të fshehtë politike me PSP-në, duke iu kundër-përgjigjur akuzave se PSP-ja ka qasje selektive ndaj funksionarëve të BDI-së. Madje Ahmeti tha se nuk do të amnistojë e as mbrojë funksionarët e partisë së tij, në rast se të njëjtët e kanë keqpërdorur besimin e dhënë. Njëherësh ai hodhi poshtë akuzat për koalicionim sekret me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me arsyetimin se temë diskutimi e takimit të fundit ishte Marrëveshja e Përzhinos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button