Ali Ahmeti i dha 30 mijë euro për përmendoren e Femi Ladrovcit 

 

Urim SALIHU

Ka plot politikanë që kanë aq para.Shyqyr I kemi të pasur por edhe dorështërnguar.Nuk e prekin xhepin e tyre si një akt fisnik ,akt prej patrioti për të ngritur një statujë për një hero që u flijua për shqiptari.Për atë shqiptari që secili politikan e ka përvetësuar dhe brohoret para turmës se e do me gjithë qenien kombin e tij,se përulet para heronjve dhe brockulla pafund .Secili politikan që pas stuhisë është bërë hero sepse e dijnë se kanë mbaruar luftërat dhe nuk duan tua përmendësh se në luftë ia mbathën , dhe kur vjen të ngritet busti I një heroi ,përpijnë fjalët e tyre prej patrioti dhe nuk hapin qesen e tyre për të dhënë ndonjë qindarkë të paktën. Politikanë që gjithë ditën thonë se janë madhështorë ,se janë patriot,por për përmendoren e Femi Ladrovcit nuk dhanë asgjë. Ishte vetëm Ali Ahmeti dhe familja e tij që dhanë plot 30 mijë euro.
Me nga 20 mijë euro kanë kontribuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane, ndërsa nëna e Fehmi Lladrovcit ka kontribuuar me 28.200 mijë euro, para këto nga kompensimi i viteve të burgut të Fehmiut dhe disa donator tjerë.
Ali Ahmeti do torturohet nga pyetjet se ku I morri ato para.Por edhe ai ka të drejtë ti drejtohet secilit që do I bëj të njëjtën pyetje . Ku I morrën edhe tjerët politikanë paratë që për dallim nga Ali Ahmeti,ky I fundit I dha 30 mijë euro dhe tjerët s’dhanë asgjë.
Ali Ahmeti do bie një ditë nga pushteti,edhe politikanët tjerë mbase do I harxhojnë paratë në lukse,por busti I Femiut hero do mbetet përgjithmonë.Ai është forca e lirisë .Po të mos ishte Femi Ladrovci këta politikanë pozitarë dhe opozitarë kushedi ku do bridhnin rrugëve .StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...