Ali Ahmeti i kthen përgjigjen Muhamed Zekirit:Ai nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së (VIDEO)

“Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së”. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duke i’u përgjigjur nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri,  i cili mbrëmë tha se gjithmonë ka qenë kundër koalicionimit të partisë së tij me BDI-në, të cilën e quajti e keqja më e madhe e shqiptarëve, shkruan gazeta LAJM.

“Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së. Koalicioni funskionon, raportet e mira dhe të qendrueshme janë mes kryetarit të LSDM-së dhe BDI-së. Funksionojmë në kuadër të normalitetit. Sigurisht që dallime edhe mund të ketë për çështje të ndryshme në parim, por në substancë gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, tha Ahmeti./Gazeta LAJMStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...