BLENDI PETROL
Aktuale

Ali AHMETI: Ivanov edhe një herë tregoi se nuk është president i gjitha etniteteve

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka shprehur indinjatën e tij rreth mos dekretimit të ligjit për përdorimin e ligjit për gjuhët, që në theks të veçantë kishte avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel Republikan.

“Nuk e kemi pritur vendimin e kryetarit të vendit, që ai të mos akrediton ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe kjo ka qenë edhe një mundësi e radhë e Ivanovit për të dëshmuar se posti i kryetarit është edhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë, por Ivanov edhe kësaj radhe nuk reflektoi. Tanimë procedurat janë të ditshme, ka vullnet pozitiv nga shumica e partive politike për sjelljen e këtij ligji, dhe vendimi i presidentit Ivanov do të duhet të tejkalohet“, tha mes tjerash Ahmeti. Medial.mk

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button