Ali Ahmeti: Ka mundësi të mos jenë regjistruar 10 deri 15 për qind e qytetarëve (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ekskluzivisht për Tv News flet lidhur me rezultatet e Regjistrimit. Rezultatet shkaktuan reagime të shumta, kurse në intervistën e realizuar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, Ahmeti për televizionin tonë thotë se procesi mund të vlerësohet i suksesshëm. Ai shton se reagimet e partive opozitare janë diçka e pritur, por bën apel që ky proces të mos politizohet.
“Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti dhe institucionet kompetente ua kanë mundësuar të gjithëve që të regiistrohen”, thotë Ahmeti.
Vlora Zenuni /TV NEWS /StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...