Maqedoni: Hiqen nga tregu disa prodhime “Kinder”

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se ka pasur kontroll të jashtëzakonshëm te operatori për ushqim “Atlantik trade DOO” në Shkup i cili importon prodhime nga kompania “Ferrero”.

Sipas AUV, kontrolli është nisur në bazë të një denoncimi për shkak të skadimit të afatit të disa produkteve.

“Pasdite AUV mori njoftim edhe nga Sistemi për paralajmërim të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve të Bashkimit Evropian nga ku alarmohet se në treg në Maqedoninë e Veriut është plasuar prodhim çokollatë i dyshuar”, thuhet në njoftimin e AUV.StrugaLajm

Ata shtojnë se në bazë të kontrollit inspektorial, kompanisë i është dhënë vendim ku ndalohet tregtia e prodhimeve Kinder me shifrën L006LtB-NR, L330RtB-MJ, L2923RtDKX, L328RtD-M,L336RZD-MU, L302RO3, L321RO3. Po ashtu është marrë vendim që këto produkte të nxjerren nga tregu.StrugaLajm

“Vërtetim për tërheqje të menjëhershme nga tregu i prodhimeve të këtij bredi në AUV dërgoi edhe kompania importuese e cila njoftoi se nga tregu tërhiqet prodhimi 260320 Kinder Schokobonos G125x16, seria L321R03, me afat skadimi deri më 30.06.2022, seria L302R03 me afat skadimi deri 11.06.2022, nga prodhuesi Ferrero Ardennes S.A, rue Pietro Ferrero 5, 6700, Arlon Belgjikë”, thuhet në njfotimin e AUV.

Në fund bëhet u bëhet konsumatorëve që kanë marrë këtë lloj prodhimi ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

In : Aktuale

Loading...
loading...