Florian Marku jep lajmin e madh për shqiptarët

“Mezi po pres të rikthehem në Shqipëri, për të zhvilluar aty një duel”. Është ky mesazhi që ka dhënë në rrjetet sociale boksieri shqiptar Florian Marku. Të shtunën e kaluar ai triumfoi ndaj britanikut Chris Jenkins, në një duel të zhvilluar në Njukasëll, ku mbrojti titullin kampion bote në peshën “welter” (kategoria IBF International).

Marku disa herë ka pohuar se dëshiron të duelojë në Tiranë, përballë fansave të tij edhe pse ata nuk kanë munguar asnjëherë në sfidat e tij. “Dua të dueloj në Shqipëri dhe të shoh atmosferën plot me flamujt kuqezi”, thotë Marku, i pamposhtur në karrierën e tij (11 fitore, 1 barazim).StrugaLajm

Ai pranon se është në bisedime që sfida e radhës të zhvillohet në Shqipëri. “Me stafin tim jemi në diskutime që përballja e radhës të zhvillohet në Shqipëri. Shpresoj ta konkretizojmë këtë plan”, thotë boksieri shqiptar Florian Marku. Pas sfidës së fundi tai deklaroi se synon të duelojë ndaj britaniiut Amir Khan.StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...