Si ta mbajë shteti rininë në Maqedoni?

Gazetar: Ile Petrevski

Shteti duhet urgjentisht të hartojë strategji se si ta mbajë rininë në Maqedoni.

Sipas ekspertëve, planet e mëparshme për të cilat janë shpenzuar shumë mjete, kanë rezultuar të pasuksesshme dhe këtë e ka vërtetuar edhe regjistrimi i popullsisë, shkruan Alsat.StrugaLajm

Nëse vazhdojmë me politikat e njëjta si në 30 vitet e fundit, do të kemi më shumë pensionistë se sa fuqi punëtore.

“Ne nuk kemi ndonjë objektiv specifik strategjik, çfarë duhet të bëjmë në vend. Për shembull, cili aktivitet është prioriteti ynë, jo vetëm një, por duhet të jenë pesë – gjashtë”, tha Abil Baush- ekonomist.StrugaLajm

Ajo që ka alarmuar biznesin prej vitesh tashmë është vërtetuar edhe zyrtarisht. Së shpejti nuk do të ketë kush të punojë në aktivitete të caktuara në ekonominë e Maqedonisë. Tani shtrohet pyetja se ku do të gjenden njerëz për të punuar në vend.

“Në regjistrimin e fundit dominuese ishte grupmosha 15 deri në 19 vjeç ndërsa në këtë regjistrim shihet se grupmosha dominuese është 40 deri në 44 vjeç”, u shpreh Aneta Dimovska menaxhere e Odës ekonomike të Maqedonisë.

Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, përveç nevojës për kuadër nëpër kompanitë, janë trajtuar edhe tema lidhur me arsyet e largimit të qytetarëve nga Maqedonia.

Niveli i lartë i korrupsionit, sistemi arsimor, partishmëria e institucioneve janë vetëm disa nga arsyet pse qytetarët vazhdojnë të blejnë biletën e avionit me një drejtim.

In : Aktuale

Loading...
loading...