Ali Ahmeti në Likovë shkon me kryetar të ri,Mirsad Ibrahimi merr mandatin

BDI në komunën e Likovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të degës dhe kryesinë e re partiake. Në këtë kuvend zgjedhor morën pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nënkryetari i BDI-së, Sadulla Duraku, sekretari organizativ Artan Grubi, deputeti Rexhail Ismaili si dhe funksionarë të tjerë. Për kryetar dege u zgjodh Mirsad Ibrahimi, stomatolog nga fshati Likovë, i cili ka marrë shumicën e votave 33 nga 43 vota të kuvendarëve. Në garë ishte edhe Lirim Jashari, i cili ka marrë 10 vota. Mirsad Ibrahimi pas zgjedhjes faleminderoi për përkrahjen dhe se theksoi se bashkërisht do të jenë të përkushtuar për sfida dhe fitore të reja edhe pas këtij kuvendi.Ndërsa në kryesinë e re të degës së BDI-së Likovë u zgjodhën: Rrahim Jashari, Ylber Isufi, Adnan Salihu, Erkan Arifi, Fatmir Mustafa, Mirsad Ibraimi, Jahi Jahiu, Besnik Ibrahimi, Driton Kadriu, Armend Avdili, Fatmir Kasumi, Muzafer Sinani. Sipas deputetit Ismaili në kryesinë do të ketë kooptim edhe të pesë anëtarëve nga forumi i gruas dhe forumi rinor. StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...