Mesazhi i Ali Ahmetit nga Likova


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka marr pjesë në takimin e kuvendin zgjedhor të partisë në Likovë. Pas këtij takimi lideri i integristëve ka thënë se partia që drejton ai është e gatshme për sfidat e radhës.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se me këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura që marrin përgjegjësi për të çuar idealet përpara do të jemi fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.
“Për ne vështirësi të parapërgatitura nga kuzhina të ndryshme nuk ka, pasi po përpiqemi që këtë vend ta rreshtojmë pranë vendeve mirë të organizuara si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. Deri në realizimin e plot nuk reshtëm dhe nuk humbëm besimin që vendi ynë do jetë anëtarë i NATO-s dhe sot unë jam krenar që defakto ky vend është në NATO dhe dejure në mos në fund të këtij viti, në fillim vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e NATO-s. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe negociatat për anëtarësim në BE,” tha Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...