Ali Ahmeti: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar

Duhet të jemi të bashkuar dhe të mos lejojmë që VMRO-DPMNE të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kërkoi mbështetje nga banorët e fshatit Forinë në tubim e sontëm parazgjedhor.

Ahmeti, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së menjëhershme të partisë, u takua me banorët e fshatit Forinë të Gostivarit për të biseduar për rëndësinë e bashkimit, veçanërisht pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.

“Përsëri kemi fituar mbi 50 për qind të votave të shqiptarëve dhe nuk mundet VMRO-ja të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar. Ne jemi popull me dinjitet. Si shqiptarë duhet të jemi të bashkuar, sepse paragjykimet ende mbizotërojnë. Unë nuk bëj kompromis me çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne jemi fitues absolut, nëse e shndërrojmë në mandate deputetësh do të kishim 19 deputetë. Duhet të bashkohemi sepse po bëhemi të rëndësishëm për popullsinë vendase. Nëse kemi komuna unike, sepse e gjithë agjenda ka të bëjë me komunat, do të jetë shumë më ndryshe”, tha Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...