Pas takimit me Ziadin Selën, në këto momente kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në Hotelin e mirënjohur në Shkup, Park Hotel buzë lumit Vardarit.
Në këtë takim prezente është edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Jozyrtarisht mësohet se takimi ka të bëjë rreth zgjedhjeve lokale si dhe bashkëpunimet e mundshme mes partive shqiptare në Maqedoni.