Ali Ahmeti thirrje qytetarëve për të votuar, flet edhe për votuesit e Rekës


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë më 5 maj për të mos rrezikuar proceset euroatlantike që ka vendi përpara.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që të mobilizohen, të organizohen, për shkak se para nesh është një proces tejet i rëndësishëm, sepse do të japin porosi shumë të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare.StrugaLajm

Nëse nuk do të kenë sukses zgjedhjet, atëherë porosia do të jetë shumë e keqe për ne, për shkak se mund të përballemi me pengesa dhe vështirësi në ratifikimin e mëtejshëm të protokollit me NATO-n dhe në planin e integrimeve në BE”, theksoi Ahmeti për Studion e Hapur në 1TV.
Sipas tij, në raundin e pare ka pasur dalje të mjaftueshme të votuesve, por sipas tij, huti ka shkaktuar tek shqiptarët kandidatura e Blerim Rekës, që sipas tij, votuesi shqiptarë ka qenë në hamendje të votoj kandidat shqiptar apo maqedonas. Ai thotë se një pjesë e votuesve që kanë votuar Rekën janë të BDI-së. Por Ahmeti shtoi se edhe votuesit e Rekës më 5 maj do të votojnë për Pendarovskin.(INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...