Shqiptarët kanë dinjitet, nuk do lejojnë të mashtrohen nga mashtrues që kanë mashtruar për 18 vite


Shkruan: Latif ARIFI

Tashmë kur edhe vetëm dy ditë na ndajnë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, dilemat sa vijnë edhe shtohen. Duhet të dalim përballë kutive të votimit ose t`ua kthejmë shpinën të njëjtave.

Nëse do të ndalemi dhe të analizojmë se çfarë në të vërtetë i karakterizuan këto zgjedhje, vijmë në përfundim se këto zgjedhje presidenciale, të pestat me rradhë, që nga pavarësimi i Maqedonisë edhe pse në dukje kaluan të qeta dhe me një proces rregullt zgjedhor, në përjashtim të qytetit të Dibrës, ku i gjithë aparati shtetëror ishin në shërbim të kandidatit të BDI-së, mund të thuhet se këto zgjedhje për koalicioni e presidentit të konceptit ishin zhgënjyese dhe shumë larg pritshmërive të tyre .

Nëse në bllokun politik maqedonas, rezultati thuajse ishte deri diku i pritshëm, sidomos për Kryeministrin Zaev dhe qeverinë e tij, pasi që ishe shumë e qartë se ai në këto zgjedhje do të pësonte keq, kryesisht për shkak të veprimeve politike, që për shumicën e maqedonasve ishin dhe vazhdojnë të jenë të papranueshme, sidomos marrëveshja e Prespës, pastaj ndryshimet kushtetuese bashkë me ndryshimin e emrit të shtetit, stagnimi ekonomik bashkë me largimin e të rinjëve, ishin ndër shkaqet kryesore për rezultatin e dobët në këto zgjedhje. Kurse sa i përket opozitës maqedonase, lirisht mund të thuhet se ishte befasia e këtyre zgjedhjeve. Pas krizës politike që kishte kapluar këtë parti dhe debaklit që pësoi në zgjedhjet lokale, për çudi brenda një kohe shumë të shkurtë thuajse u rikoperua dhe dallimi prej vetëm 4600 votave, më pak nga kandidati i pushtetit, i mbështetur nga 31 parti politike, mund të jep shpresë se rezultati edhe mund të përmbyset me 5 maj.

Sa u përket zgjedhjeve në bllokun politik shqiptarë, zgjedhjet nuk kaluan edhe aq mirë. Edhe në këtë bllok zhgënjimi është shumë herë më i madh se sa te maqedonasit dhe kjo më së miri u vërejtë me daljen e dobët të shqiptarëve në zgjedhje, ku në komunat etnikisht të pastra shqiptare, dalja mezi u arrit 20%. Arsyet janë të shumta. Përveç një numri të madh të shqiptarëve që tashmë janë larguar nga vendi, një arsye e bojkotit të heshtur të shqiptarëve, sigurisht se është edhe zhgënjimi i madh i tyre, nga ekipi i komandantit të pamposhtur, të dalë nga gryka e pushkës dhe njeriut me shkollën më të mirë të propagandës, të kalitur në shërbimet më të mira të rajonit , të cilët tashmëjanë të harxhuar dhe diskredituar totalisht para shqiptarëve.StrugaLajm

Ky mllef i ndaj kësaj klase politike i akumuluar për vite edhe pse në rrethin e parë, një pjesë bukur të madhe të shqiptarëve i la në shtëpi, por prapëseprap një pjesë tjetër e këtij mllefi, shpërtheu si vullkan, duke dalë mbështetje të të vetmit kandidat shqiptarë, profesorit të nderuar Blerim Reka. Vetë rezultati dhe 80 mijë votat e Profesorit Reka, kundrejt 20-25 mijë votave, bashkë të Ali Ahmeti, Thaçit, e Vesel Memedit për kandidatin e konceptit në të gjitha vendbanimet shqiptare, janë tregues më i mirë i vullnetit të shqiptarëve.

Shqiptarët kësaj rradhe folën qartë shkurt e SHQIP. I thanë kësaj klase politike që ka qeverisur për 18 vite me shqiptarët se: “koha juaj ka mbaruar”. Shqiptarët pas 21 prillit nuk kanë më tepër më nevojë për shërbimet e “shkollës suaj ”, po kanë nevojë për shërbimet e një shkolle tjetër, të re, të njerëzve të ditur si Blerim Reka. Ata kanë nevojë për një ushtri të njerëzve të rinj e të ditur, e që nuk e kanë pasur kurrë “bishtin e shkelur”, si puna e bujarave, merkove, kuajve të shemos, e të atyre që u duket vetja 24 karat dhe mbi të cilët rëndojnë një mal me akuza korruptive dhe janë shantazhuar me lëndët që qëndrojnë të mbyllura në sirtarët e gjykatave.

Shqiptarët folën me 21 prill. Ishin ata që luajtën një rol të rëndësishëm, duke mbrojtur votën dhe nderin e shqiptarëve . Ata nuk lejuan që vota e tyre të shkoj për subjekte politike maqedonase, e as më pak për kandidat që që nuk dallojnë për asgje nga njëri tjetri , që me spotet e tyre haptas kanë për synim përfitimin e votueseve shqiptarë me sekuenca të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura kundrejt shqiptarëvenë e që në mënyrë të skajshme nënvlerësojnë inteligjencën e votueseve shqiptarë.

Shqiptarët do të jenë po ata, që do të flasin edhe me 5 maj, duke mos përkrahur asnjërin nga dy kandidatët dhe partitë e tyre. Në heshtje dotë shprehin revoltën e tyre, duke ndenjur në shtëpi me qëllim që mos të arrihet cenzusi mi nevojshëm , duke përjashtuar përfundimisht këtë formë të zgjedhjes së presdidentit të shtetit dhe njëkohësisht duke kontribuar në gjetjen e rrugës së një zgjidhjeje politike , ku presidenti do të zgjidhej në Kuvend, me konsensus të plotë ndërmjet dy popujve shumicë dhe ku njëri nga tre postet kryesore të shtetit do të ishte i garantuar për shqiptarët që sot, e jo pas shumë viteve kur do ”piqet fara e hedhur” e koncepti të Ali Ahmetit. Prandaj Sovrani jeni ju, shqiptarët që kanë dinjitet dhe që nuk do lejojnë të mashtrohen nga mashtrues që na kanë mashtruar për 18 vite.

In : Aktuale

Loading...
loading...