Negociatat për Qeverinë e re! VLEN afër postit të kreyparlamentarit?

Në selinë e VMRO-DPMNE-së sot u realizua takimi i parë në nivel të grupeve punuese mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Por mësohet se mbrëmë liderët e koalicionit VLEN janë takuar me kryetarin e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoskin.

Në takim sipas komunikatës së VLEN është theksuar nevoja për mbajtjen e përcaktimeve programore, të kihet kujdes me principet e dakorduara, dinamizim i fuqishëm i integrimeve të BE-së, lufta e pakompromis kundër korrupsionit. Por jozyrtarisht mësohet se është biseduar si ide, që rastet që konsiderohen si raste te montuara tek shqiptaret, si “Alfa” e “Montsra”, si kërkesë e VLEN dhe bashkë me rastin e 27 prillit, si kërkesë e VMRO-së, që të gjendet zgjidhje ligjore që të lirohen.StrugaLajm

Gjithashtu bëhet e ditur se për resorët do të diskutohet ditët ne vazhdim. Burimet tona flasin që VLEN do të ketë deri në 30% të pushtetit.
Jozyrtarisht flitet që edhe posti i kryetarit të kuvendit do t’i takojë VLEN-it, por ende nuk është definuar./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...