ALI AHMETI URON VV-NË DHE KURTIN: BDI-JA KA QENË VËLLA I INSTITUCIONEVE DHE QYTETARËVE TË KOSOVËS

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes “Facebook”, ka uruar Vetëvendosjen dhe kreun e saj, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje.

Ahmeti ka përgëzuar të  të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.StrugaLajm

Statusi i plotë i Ahmetit:StrugaLajm

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”, ka shkruar Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...