”Alla Kompani”, zgjidhet kompania me rritjen më të shpejtë nga OEMVP-ja

”Alla-Kompani”, një nga ndërmarrjet prodhuese me renome jo vetëm në Strugë, por edhe më gjërë, falë punës dhe iniciativave inovative, që ka sjellur në prodhimin e dyerve dhe dritareve, tashmë është etabluar fortë, si një nga kompanitë  me serioze në këtë sektor.Ky sukses, i përvitshëm i ”Alla Kompani” ka rënë në sy edhe  të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore,  organizëm i cili  në manifestimin e fundit  të ”Top 100 kompanitë e vitit”, kësaj kompanie, i ndau cmimin  e kompanisë me rritjen më të shpejtë, në tre vitet e fundit.Nga ‘’Alla Kompani’’, shprehen për Strugalajm.com se këtë vlerësim e konsiderojnë, si një shtysë, që edhe në të ardhmen të vazhdojnë, që të sjellin risi, në funksion të rritjes së prodhimit, dhe shtimit të kapaciteteve, teknologjike e shoqëruar kjo me respektimin e standarteve dhe parametrave  që tregu europian kërkon.‘’Alla Kompani’’, me seli në Strugë, përndryshe një nga kompanitë më të mëdha prodhuese të dyerëve dhe dritareve në Maqedoni, me produkt të parë ,aluminin dhe plastikën, falë një investimi të konsiderueshëm ka vënë në punë edhe  repartin  të përpunimit të qelqit .‘’Alla Kompani’’ ,tashmë e njohur jo vetëm në Maqedoni por edhe në Zvicër ,Gjermani dhe Austri ku prej vitesh eksporton dyer dhe dritare të profilit Salamander është një nga kompanitë e rralla që plotëson dhe e përmbyll të gjithë ciklin prodhues të dyerëve dhe dritareve duke e shndërruar këtë kompani një nga më të kompletuarat jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë.’’Alla Kompan’’,është një nga kompanitë, që prej kur është themeluar para 20 viteve nga viti në vit, është zgjeruar duke ofruar siguri  për mbi 40 të punësuarit, si dhe partnerët e biznesit në Maqedoni,Zvicër,Gjermani, Austri dhe vendet e tjera.Ndërkohë, një risi së fundi po në ‘’Alla Kompani’’ është edhe prodhimi i dyerëve të hyrjeve(atyre kryesore)  të  stilit gjerman një produkt që për herë të parë futet në tregun e këtushëm i dal nga makineritë më të fundit teknologjike- CNC për përpunimin e pjesëve të aluminit për dyer dhe dritare nga alumini. (Strugalajm.com)

 StrugaLajm

 StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...