Alsat:Ramiz Merko nuk do të jetë më kryetar i degës së BDI-së!

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake. Sipas vendimit të partisë asnjëri nga kryetarët e shkarkuar nuk ka të drejtë rikandidimi në pozicionin e njëjtë. Në vend të kryetarëve të shkarkuar janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

StrugaLajm

Nga partia thonë se nuk bëhet fjalë për shkarkime por se shefave të degëve u ka skaduar mandati që vitin e kaluar kurse janë emëruar përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve për çdo degë. Me këtë, partia përgatitet për kongres i cili pritet të mbahet në nëntor. Mes emrave që më nuk do të mund të jenë shefа degësh janë Ramiz Merko, Rafiz Aliti, Nevzat Bejta, Resi Abdurrahmani, Beqir Asani, etj.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...