Alternativa në pushtet për një çik pushtet!

Medai Shaholli

Bisedimet e radhës që po mbahen këto ditë mes Gashit të Alternativës dhe premierit të dorëhequr Zaev nga SDSM-ja, nuk bëhen në emër të përgjegjshmërisë dhe dëshirës së alternantëve për stabilitetin e vendit apo për zhbllokimin e proceseve eurointegruese të ‘Severnës’ në këtë sfidë të madhe përballë vetos bullgare, por bëhen për përfitime të çastit.
Ngap njëra anë qeveria ka nevojë për katër votat e tyre me të cilët stabilizohet koalicioni i ri qeverisës dhe nga ana tjetër kemi Alternativën ‘e ndryshkur në opozitë dhe pa para’, e cila nisur nga makutëria për një çik pushtet, përmes ‘marrjes së përgjegjësisë’ do të bëhet pjesë e kësaj qeverie të korruptuar që deri dje nuk hezitonte ta rrëzojë së bashku në një front me ‘Levicën’ e Apasievit.

Kjo është Alternativa pragmatiste dhe oportuniste e Gashit që të shet dhe të tradhton kur i honeps pushteti për një post ministri apo zëvendës të pushtetit, sipas tekave të saj për shkak të leverdive dhe përfitimeve të çastit, ajo që nesër e ‘ndërron partnerin dhe shkon në shtrat me VMRO-në’ për një ofertë më të mirë.StrugaLajm

Justifikimet e momentit nga ana e alternantëve janë se ata po marrin këtë vendim në emër të integrimeve dhe të stabilitetit të drzhavës ‘Severna’ ajo merr përgjegjësi, janë vetëm broçkulla dhe proçka të papara nga një opozitë labile dhe dredharake që fshihet pas fjalëve përgjegjësi në emër të stabilitetit. Ajo u shqit nga koalicioni opozitar me ASH-në për ta kumbisur kokën në prehërin e Zaevit vetëm për shkak të leverdive të atyre pak kockave të vockla që ndan qeveria për konet e oborrit qeveritar.

Kur jemi te interesat kombëtare të gjitha subjektet politike shqiptare thonë se kanë në radhë të parë interesat kombëtare pastaj ato partiake.
Në fakt qëndron kjo e dyta dhe se interesat kombëtare nuk janë prioritet i përpjekjeve të tyre në qveritë e koalicionit.
Një fakt i pakundërshtueshëm që tregon qartë se partitë shqiptare nuk kanë prioritet ineresat kombëtare është denigrimi dhe poshtërimi që i bëhet shqiptarëve në kushtetutë si bashkësi e 20%, si vepër e tradhtisë së lartë kombëtare të partive politike shqiptare duke miratuar atë kushtetutë raciste që nuk njeh gjuhën e gati 40% të popullësisë së saj që quhet gjuhë shqipe.StrugaLajm

Stabiliteti i vendit dhe marrja e përgjegjësive të çdo subjekti politik shqiptar duhet të lidhet në radhë të parë me interesat kombëtare duke vënë si kusht pjesmarrëjen në çdo qeveri ndryshimet kushtetuese duke hequr atë amandamet denigrues që quan gjuhën shqipe si gjuhë shifrash dhe një përcaktim të drejt në preambulë ku të thuhet se ‘dërzhava Severna’ përbëhet nga dy kombe më të mëdhenj siç janë: sllavo-maqedonët dhe shqiptarët.
Ky do të ishte qëndrim atdhetar dhe parimor e pakompromis për çdo subjekt politik shqiptar në çdo qeveri të koalicionit, në të kundërtën ato nuk përfaqësojnë interesat kombëtare por do të konsiderohen si leva të pushteti për ta mbajtur peng çështjen shqiptare.

Shfajsimet për mosgatishmërinë e pushtetit që ‘refuzuaka’ vazhdimisht subjektet tona politike dhe ‘kërkesat qyqare’ për barazi të plotë në këtë shtet i cili ‘mbahet në këmbë me paterica’ të partive shqiptare, janë dëshmia më e qartë se formimi i subjekteve tona politike janë ‘krijesa të bindura’ të pushtetit për t’i shërbyer këtij pushteti gjatë gjithë rrugëtimit të tyre politik.

Ky është ‘peshqeshi’ që na kanë dhuruar subjektet politike shqiptare në parlamentin e ‘Severnës’ me ndryshimet kushtetuese përfshirë këtu edhe subjekti politik me emrin Alternativa e cila ndryshe nga subjektjet e tjera politike përmban brenda saj një bagazh të theksuar religjioz ( të pa deklaruar) të importuar nga lindja e mesme njëllojë si motra e saj binjake Besa.

Alternativa nuk hyn në këtë koalicion qeveritar për të marrë përgjegjësi por thjesht për t’i shuar orekset partiake me ndarje postesh, pasi ajo si të gjitha partitë shqiptare nuk janë krijuar si Alternativë programore dhe të filozofike por thjeshtë si fraksion i besatarëve në luftën e madhe për pushtet duke na shitur si vlerave alternative
qëndrimet e tyre të zbrazëta filozofike pa alternativë.


Loading...
loading...