Altin Lloga i jep fitoren FK Karaormanit

Në xhiron e 11-të në ligën e dytë të futbollit vendor, FK Karaormani si vendase mposhti Pelisterin me rezultat 2-1.

Të parët në avantazh kaluan mysafirët, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së para Karaormani barazoi me golin e Josheskit.StrugaLajm

Kur dukej se gjithçka do të mbyllet në barazim, në skenë u shfaq Altin Lloga, i cili me një goditje precize tundi rrjetën e kundërshtarëve, në minutën e fundit të takimit (90+6).StrugaLajm

Ekipi i Karaormanit ndodhet në vendin e 7 në tabelë, me 17 pikë të grumbulluara.

In : Aktuale

Loading...
loading...