Aman opozitë, mos kërkoni zgjedhje të parakohshme se do ia zgjatni jetën BDI-së

Sulejman MEHAZI

Para se ta lexoni shkrimin, miq e lexues të dashur, të mos më kuptoni prapësht e shtrembër sipas bindjeve tuaja politike, por sipas arsyes e logjikës së shëndoshë politike. Ata që i kanë lexuar shkrimet tona e dinë se kurrë s’kemi ndejtur gojë mbyllur, por çdoherë e përherë kemi kritikuar pozitën shqiptare të BDI-së. E si mund të rrijë rehat shpirti opozitar, si? Mos duan partitë në pushtet t’i lavdërojmë e t’i kullojmë se janë të pastër e të mirë, kur s’bëjnë?StrugaLajm

Dhe sot e kësaj dite themi se s’bëjnë, ama, halli, se kur vijnë zgjedhjet parlamentare e lokale bëhen të parë e më të mbarë se partitë opozitare. Prandaj gabimi më i madh i partive opozitare shqiptare do t’i ishte të këmbëngulin e të kërkojnë kushtimesh zgjedhje të reja e të parakohshme parlamentare. Mos harroni se, atë, që se duam dhe e kritikojmë është qendërsulmues i jashtëzakonshëm politik, e ai është Ali Ahmeti.StrugaLajm

Kujdes, opozitë e dashur që ju përkrahim e simpatizojmë shumë, për shkak se Ali Ahmeti , di të jap gola të jashtëzakonshëm gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Ai ju mundi kur ishte fillikat vet, e ku tani. Si mund ta mundni BDI-në e Ali Ahmetit kur tani ai është më i fortë se kurrë:

-Tani e tutje Ali Ahmeti do thotë: -A e kërrkuat gjuhën zyrtare? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat NATO e BE? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat ta rrëzoj Gruevskin? Ja e rrëzova.
-A kërrkova president konsesual? Ja e bëra.
-A kërrkuat flamurin kombëtar me shqipe të vogël? Ja ua dhashë.
-A kërrkuat që Kryetar i Parlamentit të jetë shqiptar? Ja ku është Talat Xhaferi.
-Tani e tutje BDI-ja do jetë në koalicion me LSDM-në, me PDSH-në dhe me grupin e Besës së Shkupit; atëherë ju pyesim sinqerisht juve të opozitës, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami, si do të përballoheni me gjithë këta kundërshtarë, ju e dini se popullata për 200 euro rrogë do i shitet BDI-së.
Prandaj ju lutemi, aman, mos kërkoni zgjedhje të parakohëshme se ia zgjatni jetën BDI-së të Ali Ahmetit.


Loading...
loading...