Ja si reagon Ziadin Sela pas ikjes së Nikolla Vojminovskit

Institucionet e vendit duhet t’i shkojnë deri në fund rastit të ikjes së Nikolla Vojminovski. Kështu shprehet për gazetën KOHA lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili ka kërkuar që institucionet ta bëjnë punën e tyre.

“S’kam ndonjë koment! Nuk i di rrethanat. Por institucionet duhet ta bëjnë punën e vet. Padyshim se institucionet duhet t’i shkojnë deri në fund rastit”, deklaroi Ziadin Sela, pas lajmit të publikuar në KOHA se Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për “tentim-vrasjen” e deputetit Sela më 27 prill 2017, ka arritur të ikë.

Vojminovski që dje nuk gjendet në shtëpinë e tij, ku po kryente “arrestin shtëpiak”. Gazeta KOHA mëson se dje, pjesëtarët e policisë së Maqedonisë kanë shkuar në shtëpinë e tij në rrugën “Pekljane” nr.90, me çrast kanë konstatuar se i dënuari ka ikur nga shtëpia. Këtë informatë pjesëtarët e policisë e kanë siguruar nga familjarët e tij, ndërsa asnjë institucion gjyqësor deri më tani nuk është deklaruar se si është e mundur që, një të dënuari me 13 vite burg, t’i shqiptohet arresti shtëpiak dhe jo dënimi i burgut në Idrizovë. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...