Ambasadorja amerikane: Ajo që pengon Maqedoninë e Veriut është korrupsioni

Ambasadorja e re amerikane, në daljen e saj të parë publike pas dorëzimit të letrave kredenciale, tha se luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut do ta bëjë prioritet numër një të ambasadës amerikane, por edhe se luftën duhet ta udhëheqin qytetarët e këtij vendi dhe ShBA-të do të jenë aty për t’i mbështetur.

Të rinjtë këtu, tha Ageler, kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë ose në atë që ju njihni.

Korrupsioni në çdo forme – nepotizmi, ndikimi i panevojshëm politik, favorizimi në punësim apo nënshkrimi i kontratave, etj., po e pengon këtë vend nga suksesi ekonomik, social, arsimor dhe strukturor që e dimë se mund dhe duhet të vazhdojë të arrijë.

Ky është një nga mesazhet që ambasadorja e re amerikane në vend, Angela Ageler, ka dërguar në festën e mbrëmshme të 20 vjetorit të ekzistencës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), që është dalja e saj e parë publike pasi dorëzoi letrat kredenciale të saj.

“Maqedonia e Veriut është partner strategjik i SHBA-së. Është aleati ynë, anëtari më i ri i NATO-s. Dhe ajo është shoqja jonë. Si çdo miqësi, edhe kjo është shumështresore. Miqësia nuk është vetëm të pajtoheni dhe të thoni gjëra që shoku juaj dëshiron të dëgjojë. Miqësia do të thotë këshilla, do të thotë udhëzim dhe do të thotë ndershmëri, kur është e nevojshme,” tha Ageler.StrugaLajm

Nga foltorja e manifestimit në Muzeun e Luftës Maqedonase, ajo u dërgoi mesazhe politikanëve, opinionit dhe zyrtarëve që të gjithë të angazhohen dhe të kërkojnë përgjegjësi.

“Kemi parë iniciativat e KShPK-së për hapjen e procedimeve penale ndaj zyrtarëve publikë për vepra korruptive. Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kyçe. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani – publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë – për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Ageler.

Maqedonia e Veriut, tha ambasadorja, është një histori suksesi, por ajo që pengon përparimin është ende korrupsioni.StrugaLajm

“Që nga pavarësia juaj 31 vjet më parë, ju jeni bërë anëtare e NATO-s, jeni në rrugën tuaj drejt BE-së dhe keni ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, multietnike në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, edhe sot korrupsioni pengon përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe kërcënon vlerën e saj më të madhe natyrore – rininë. Një sondazh i fundit tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë duan të largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazh që e kam dëgjuar gjithashtu në bisedat që kam pasur që kur u ktheva këtu nëntë ditë më parë. Të rinjtë këtu kanë nevojë dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e palodhur, jo në politikë apo në atë që njihni”, tha ambasadori.

Ndryshimi i kësaj trajektore, sipas saj, do të kërkojë edhe ndryshim të kulturës politike dhe vullnetit politik. Prandaj, tha ambasadorja, ata duhet të avokojnë për një sistem transparent nga fillimi e deri në fund dhe në të cilin do të ketë qeverisje të mirë që do të jetë afatgjatë pavarësisht se kush është në pushtet.

Është lufta kundër korrupsionit, tha Ageler, ajo që do ta bëjë atë prioritetin numër një të Ambasadës Amerikane në Shkup, por edhe njerëzit këtu duhet të luftojnë.

“Ajo që është gjithashtu e vërtetë dhe më e rëndësishmja është se ju – njerëzit e këtij vendi – duhet ta udhëheqni atë luftë. ShBA-të do të jenë aty për të mbështetur të gjitha përpjekjet, por kjo duhet të jetë edhe zgjedhja juaj. Dhe jam e bindur se së bashku mund të bëjmë ndryshime thelbësore për të përballuar korrupsionin”, tha Ageler.

Në fund të fjalës, ajo e përgëzoi KShPK-në për punën 20-vjeçare dhe tha se mirëpret përpjekjet e tyre. /Nistori/

In : Aktuale

Loading...
loading...