Shoferi i autobusit në linjën Maqedoni-Zvicër “live” në Tik-Tok, udhëtarët të shqetësuar për sigurinë e tyre

Udhëtarë të linjës së autobusit Maqedoni e Veriut-Zvicër kanë dërguar pamje në redaksi e TV21 ku ankohen nga shoferi një kompar nga Tetova. Në video shihet se si shoferi i autobusit kyçet “live” në rrjetin social TikTok deri sa vozit autobusin, ndërsa në disa raste kap celularin në dorë dhe bashkebisedon me ndjekësit në rrjetin social. Udhëtari që raportoi rastin thotë se video është bëre ne oret e para të mëngjesit të sotëm, ndërkaq shprehu shqetësimin e tij për sigurinë e pasagjerëve. Ndryshe viteve të fundit Maqedonia e Veriut u trondit nga dy tragjedi me autobusë. E fundit ishte tragjedia në Bullgari, ku në një autobus te kompanisë “Besa Trans” jetën humbën 45 shtetas tanë, ndërsa më herët ndodhi aksidenti I autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku jetën humbën 16 persona.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...