Amerikani fiton 1.5 miliard dollarë në lotari

Fitohet në SHBA shuma rekord prej 1,537 miliardë dollarë, vlera më e madhe e fituar ndonjëher me një biletë të vetëm në SHBA dhe në botë, njoftuan sot përgjegjësit e llotarisë “Mega Millions”.

“Bileta fituese me numrat 5, 28, 62, 65, 70 dhe sërish 5, që u hodh të martën ishte shitur në shtetin e Karolinës së Jugut, por identifikimi i fituesit ose fituesve, nëse bileta është blerë në grup, ende nuk është bërë”, thekson në faqen e saj të internetit “Mega Millions”.

Një vlerë pak më e lartë, prej 1,586 miliardë dollarësh, ishte dhënë në janar 2016 nga një tjetër llotari e madhe amerikane, “Powerball”, por kjo vlerë ishte ndarë mes tre fituesish në Kaliforni, Florida dhe Tenesi, për një vlerë përfundimtare prej 528,8 milionë dollarë për secilin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...