Vëllai i presidentit Hashim Thaçi sulmon fizikisht një zyrtar qeverie 

Vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi ka sulmuar drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një mbledhje brenda objektit të BKS-së.Ndërkohë edhe Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se vëllai i presidentit, Gani Thaçi ka sulmuar sot fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, si dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, shtetasin slloven Gianni Socolic, raporton ‘Zëri.info’.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për gazetën “Zëri” se sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.StrugaLajm

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve te prokurorit te shtetit i cili po ashtu ka dale ne vendin e ngjarjes, po ndermarin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale” ka thënë ai.StrugaLajm

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi sot se vëllai i Presidentit të Kosovës, ka qenë i përfshirë në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, konfirmoi për KALLXO.com se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij janë duke u hetuar si i dyshuar për këtë incident.

“Të dyshuarit janë Gani Thaci dhe shoferi i tij. I dëmtuar është z. Blerim Pushkolli. Rasti është inicuar si sulm. Ende nuk është marrë vendim për paraburgim”, tha Berisha për KALLXo.com.

In : Aktuale

Loading...
loading...