Amerikania fiton 758 milionë dollarë në llotari

Vlera më e lartë e fituar ndonjëherë me një biletë të vetme llotarie në SHBA u arrit dje në mbrëmje në Masaçuset duke kapur vlerën e 758,7 milionë dollarëve, që mund të tërhiqen brenda vitit.

“Çmimi i madhë i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “Powerball USA”, duke theksuar sot në një komunikatë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.

Mjaftonte të kishe zgjedhur shifrat 6, 7, 16, 23, 26 dhe 4.StrugaLajm

Pronarja e lumtur i kësaj bilete fituese, e blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje), është paraqitur menjëherë për ta tërhequr çmimin.StrugaLajm

Mavis Wanczyk, punonjëse spitali,  ka thënë se i është plotësuar ëndrra, dhe ka lënë menjëherë punën.

In : Aktuale

Loading...
loading...