Ankohet Mijallkovi: Kam ftohtë në burg! (Foto) 

Sasho Mijallkov ka ofruar një milionë euro si garancion që të del nga nga paraburgimi, njofton televizioni “Telma”.
Një ofertë me vlerë prej një milion eurosh që të hapen portat e burgut të Shuto Orizares për ish-shefin e DSK Sasho Mijallkov është në duart e gjyqtarit të procedurës paraprake. Për të dalë nga paraburgimi, Mijallkov ofroi një garanci të përbërë nga tre prona të patundshmërisë, të vlerësuara në total prej 1.092.000 euro.
Nga mbrojtja konfirmojnë se garancitë janë ofruar që ai mos të arratiset, por nuk zbulojnë se çfarë pasurie është ofruar, dhe se a janë të gjithë në emër të Mijallkovit apo prindërve apo shokëve të tij, transmeton Gazeta Lajm.
Më parë, mediumet maqedonase kanë shkruar se Sasho Mijallkov që quhej edhe “bosi” i qeverisë VMRO-BDI, është ankuar se po mbërdhin në qelinë e burgut.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...