Vëllai i deputetit të Vevçanit e fitoi një tender milionësh nga Qeveria!

Vëllau i deputetit Mukoski, fitoi tender milionësh nga Qeveria

Shkup, 13 dhjetor-Kompania “Atrium” nga Vevçani, gjatë pesë muajve të ardhshëm pritet të përfitoj afërsisht një milion euro nga tenderat e institucioneve shtetërore. Fakti që i dallon këto tenderat është se shuma në fjalë do të shkoj në konto të vëllait të deputetit, Kërste Mukoskit i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Të dhënat sic raportojnë mediat në gjuhën maqedone janë publike në Byronë për Furnizime Publike.

Dilemë shtesë se si kjo kompani ka arritur të fitoj tenderë shtetëror është se ndaj të njëjtës për momentin po zhvillohet një procedurë parahetimore e cila lidhet me punët ndërtimore në stadiumin e qytetit në Shkup, para zhvillimit të Super Kupës, mes Real Madritit dhe Mançester Junajtedit. Dyshimet janë se për shkak të urgjencës që ësthë dashur të kryhen punimet në stadiumin e qytetit, çmimet e fasadave për metër katror janë fryrë shumë. Për këtë arsye qeveria e denoncoi rastin, ndërkohë policia financiare ende është duke e hetuar. Sic bëjnë të ditur mediat në gjuhën maqedone, deri më tani policia financiare ka kërkuar dhe ka pranuar dokumentacion të tenderit nga Shoqëria aksionare pë menaxhim me hapësirë afarisë dhe banim. Dhe, përderisa kjo procedurë po zhvillohet para organeve relevante, kompania “Atrium” fitoj edhe pesë tendera tjerë, i cili i fundit nga Shoqëira aksionare për menaxhim me hapësirë afariste dhe banim, vlera e të cilit arrinë deri në 700 mijë euro.

Ndryshe, edhe pse publikisht dihet se ndaj kompanisë në po zhvillohet procedurë parahetimore, ajo nuk gjendet në listën e firmave me referenca negative dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të konkurruar në tendera.StrugaLajm

“Në ditën e hapjes publike të ofertave nuk ishte e publikuar asnjë referencë netavit në faqen e Byros për Funizime Publike. Kësisoj nuk ka ekzistuar asnjë pengesë ligjore për pjesëmarrje të firmës në furnizimin publik”, thonë për TV Telma, nga SHAMHA, raporton KOHA.

In : Aktuale

Loading...
loading...