ANULIME E BAGAZHE TË HUMBURA: GREVA NË LUFTHANSA MUND T’U SJELLË TELASHE EDHE PËR SHQIPTARËT

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se mund të ketë anulime, vonesa të mëdha, e madje edhe bagazhe të humbura apo të vonuara për udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa drejt Gjermanisë.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ka thënë se kjo ndodhë për shkak të grevës së paralajmëruar nga stafi tokësor i kësaj kompanie nga data 27 deri më 28 korrik.

“Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin. Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, ka shkruar Gara në Facebook.StrugaLajm

Ajo ka shtuar se për çdo anulim apo vonesë në fluturime, udhëtarët duhet të kontaktojnë përfaqësuesit e kompanisë ajrore.

In : Aktuale

Loading...
loading...